Porti i Durrësit, Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës për mega-aferën

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 13:20 | Politikë
Porti i Durrësit, Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës

Në deklaratën e fundit për mediat, Sali Berisha falënderoi Aleancën e Atlantikut verior, e cila sipas tij hodhi poshtë përpjekjet e kryeministrit Rama për ta mashtruar me aferën e Portit të Durrësit.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë u përpoq të fshihte megaaferën e portit me Alabar me petkun e aleancës.

“Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një agjendë Porto-Romano dhe mbështetje nga NATO për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij de facto pasuri shumë miliardëshe të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz, klani më i rrezikshëm në Europë, dhe miliarderit të Emirateve, Al Alabar, janë një histori e turpshme.

Janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhë të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve. Shkelmimin e interesave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-s.

Në çdo vend, në këtë situatë, kreu i shtetit do të kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë aferë mafioze që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder me pronat publike të shqiptarëve dhe të kërcënojë sigurinë e Shqipërisë dhe të NATO-s për aq sa portet e Shqipërisë kanë rëndësi strategjike për aleancën”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/porti-i-durresit-berisha-presidenti-kerkoi-te-terheqe-nato-n-ne-kete-afere/
https://a2news.com/2022/07/01/rama-kemi-ftuar-nato-n-per-te-instaluar-nje-baze-navale-ne-portin-e-durresit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos