Portugalia dhe Cristiano bëjnë detyrën

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 08:42 | Futboll
Portugalia dhe Cristiano bëjnë detyrën

Portugalia bëri detyrën dhe regjistroi fitoren e dytë në këto eliminatore, teksa mposhti me rezultatin e thellë 6-0 Luksemburgun, në transfertë.

Një dominim absolut i ekipit të Martinez bëri që ndeshja të mos kishte aspak histori. Që në pjesën e parë u realizuan 4 gola, me dopietën e Ronaldos dhe golat e Felix dhe Silva.

As në pjesën e dytë, luzitanët nuk e lanë me kaq dhe vazhduan goleadën me Otavio dhe Leao, që mbyllën gjithçka me rezultatin 6-0.

Pas këtij suksesi, Portugalia udhëheq grupin me 6 pikë në 2 ndeshje.

Modestët e Luksemburgut kanë grumbulluar 1 pikë në 2 takime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos