Portugalia siguroi kalimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror teksa mposhti 6-1 Zvicrën. Portugezët dhe pa Cristiano Ronaldon në fushë, treguan cilësitë dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim kualifikimin.
Gjithçka u zhbllokua nga Ramos që me një goditje të fort la në vend portierin Somer. Edhe pas kësaj, portugezët mbeten në sulm dhe shënuan golin e dytë me Pepe. Por spektakli iberik nuk mbaroi me kaq. Në pjesën e dytë, Ramos shënoi dhe golin e dyte personal dhe të tretin për kombëtaren portugeze duke shuar çdo shpresë për zvicerane.
Katër minuta më vonë dhe Guereiro la gjurmën e tij duke çuar shifrat ne 4-0. Zvicra reagoi me një gol te Akanji, por që vlen vetëm për statistika pasi në fund Ramos shënoi dhe golin e pestë duke hipotekuar kalimin më tej.
Në fund, tekniku Santos aktivizoi në fushë dhe Ronaldon e Leaon, ku ishte futbollisti i Milanit që e vulosi rezultatin në 6-1. (A2 Televizion)





