Një kullë e mirëfilltë, e fshehur disa metra nën kaosin metropolitan të Mexico City, një nga qytetet më të populluar në botë. Jo një kullë e rëndomtë, por një nga ato sipërmarrjet që me mendje të çojnë në historitë që kanë bërë të njohur autorin e “Zotit të Unazave”, Tolkien.
Një kullë që shkon në fund të tokës, si hyrja e denjë e ferrit dantesk, e ndërtuar kryesisht nga kafkat e qindra personave, të rritur, gra, por edhe fëmijë.

Disa metra nën kaosin metropolitan të Mexico City ndodhet një kullë e ndërtuar me qindra kafka 
Studiuesit e kanë zbuluar kullën në vitin 2015, por vetëm tani po e gërmojnë atë deri në fund 
Kafkat i përkasin kryesisht meshkujve të rritur, por ka edhe gra dhe fëmijë 
Studiuesit kanë zbuluar të paktën edhe 119 kafka të tjera 
Kulla është vepër e aztekëve, një popull që lulëzoi dhe dominoi zonën qendrore të Meksikës nga shekulli i 14-të deri tek ai i 16-të, 
Aztekët u mposhtën, skllavëruan dhe pothuajse u zhdukën si pasojë e pushtimit spanjoll të kontinentit 
Pamje nga kulla 
Pamje nga kulla
Zbulimi, i cili u krye fillimisht në 2015, vetëm pak muaj më parë ka gjetur financimet e nevojshme për vazhdimin e gërmimeve, dhe studiuesit kanë zbuluar të paktën edhe 119 kafka të tjera, ndërkohë që mendohet që shumë nga kulla është ende për t’u nxjerrë në dritë.
Sipërmarrja e frikshme po aq sa interesante është vepër e aztekëve, një popull që lulëzoi dhe dominoi zonën qendrore të Meksikës nga shekulli i 14-të deri tek ai i 16-të, kur u mposhtën, skllavëruan dhe pothuajse u zhdukën si pasojë e pushtimit spanjoll të kontinentit.
Prania e shumë kafkave të grave dhe fëmijëve sugjeron që kulla nuk kishte vetëm objektiv të frikësonte armiqtë e shumtë, por shërbente kryesisht si tempull i sakrificave njerëzore që praktikonin aztekët. (A2 Televizion)
