
Elisabeth Warren i jep fund fushatës së saj presidenciale pas rezultatit të dobët në zgjedhjet paraprake të fundit.
Senatorja nga Masaçusets, e cila mbështetej nga liberalët e së majtës, ishte një ndër kandidatet kryesorë në kampin demokrat. Megjithatë, 70-vjeçarja dështoi të shndërronte mbështetjen paraprake në vota.
Tani gara brenda Partisë Demokratike është ngushtuar në vetëm dy kandidatë; Joe Biden dhe Bernie Sanders. Ata do të tentojnë të marrin mbështetjen e delegatëve të partisë, që më pas të sfidojnë rivalin republikan, Donald Trump.
Pritet me kureshtje se cilin kandidat do të mbështesë Warren, pas tërheqjes nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, nga largimi i saj pritet që të përfitojë Sanders për shkak të programit elektoral të përafërt. (A2 Televizion)