Presidenti Meta dekoron ish-presidentit Meidani në ditën e lindjes

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 19:08 | Aktualitet
Presidenti Meta dekoron ish-presidentit Meidani në ditën e lindjes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka gjetur pikërisht ditën e 76-vjetorit të lindjes së ish-presidentit Rexhep Meidani për ta dekoruar atë me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, një nga vlerësimet më të larta të institucionit që drejton dhe shteti shqiptar.

Kreu i Shtetit e vlerësoi profesor Meidanin për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, si dhe për mbështetjen për çështjen e Kosovës.

Në ceremoninë e dorëzimit të kësaj dekorate, ku morën pjesë shumë personalitete të njohura, Meta u shpreh se ish-presidenti Meidani ka kontribuar tek ideali për demokracinë dhe se tek ai duhet të marrin shembull politikanët e sotëm.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, edukimi dhe morali krijojnë drejtuesin e mirë na mëson Aristoteli. Rexhep Meidani jo vetëm ka arritur vlerat më të larta të edukimit, moralit dhe i dalluar gjithmonë për modestinë.

Jeta politike e tij është e vlerësuar nga të gjithë shqiptarët. Si president në ’97- 2002. Jo vetëm në detyrën e kreut të shtetit, por edhe më parë ka kontribuar tek ideali për demokracinë. Duke investuar gjithë kapacitetin e tij politik dhe intelektual. Po ashtu për kontributin e Referendumit të ’98 për Kushtetutën.

Forca e Kushtetutës qëndron në këmbënguljen e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Profesor Meidani njihet dhe vlerësohet për përpjekjet e tij edhe për çështjen e Kosovës. Ai ishte Presidenti i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, i mikpritjes shqiptare.

Roli i Meidanit ishte vlerë e shtuar për forcat politike që u shfaqën në një front e një qëndrim. Personalitet i shquar edhe në fushën akademike. Si anëtar i ASH, mbajtës i shumë titujve që nga SHBA, Greqia e Mbretëria e Bashkuar, autori i botimeve shkencore, me të krenohemi kudo. Shembull për politikanët e sotëm”, tha mes të tjerash Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos