Presidenti refuzoi dekretimin e Cakajt, ka "luftë" në rrjetet sociale

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 12:49 | Politikë

Presidenti Meta ka refuzuar ditën e sotme emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Meta është shprehur se ky vendim është marrë pas një verifikimi të hollësishëm të zotit Gent Cakaj ndërsa është refuzuar propozimi me motivacionin: “I mungon përvoja dhe qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme. Deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi janë të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikueshme”.

Një ditë më parë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar edhe katër ministret e mbetura, pikërisht Anila Denaj si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Besa Shahinin si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Elva Margaritin si Ministre e Kulturës, ndërsa Belinda Balluku dekretohet si Ministre e Infrastrukturës.

Për këtë vendim të Presidentit, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili e quan atë antikushtetues dhe të turpshëm, ndërsa i kërkon ndjesë edhe Kosovës.

https://twitter.com/ediramaal/status/1083341597943783424

Nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigja e Metës, i cili ka reaguar përmes Twitter-it.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta.

https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1083374030630125569

Pas kundërpërgjigjes së Ilir Metës, Kryeministri Rama ka vazhduar “luftën” përsëri në rrjetin social Twitter, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X...Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës... Pupupu”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1083384092497006595

A2 CNN Livestream

Latest Videos