Pritej debutimi me Kombëtaren, edhe Bajrami largohet nga grumbullimi

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 21:41 | Futboll
Pritej debutimi me Kombëtaren, edhe Bajrami largohet nga grumbullimi

Start i pafat i aventurës kuqezi për Nedim Bajramin. Fantazisti i talentuar, që i’u bashkua Kombëtares si përforcim i vlefshëm nga Edy Reja, nuk arriti të debutojë.

FIFA ende nuk i dha dritën jeshile djaloshit nga Tetova, me procedurën që është zgjatur prej së kaluarës së lojtarit, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së moshave të Zvicrës.

Duke qenë se nuk ishte i disponueshëm as për ndeshjen e tretë ndaj San Marinos, Bajrami u largua nga përfaqësuesja dhe u kthye te skuadra e tij, Empoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos