Priten me lule dhe lot në Morinë, arrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 17:19 | Aktualitet

Mbërritën në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit tragjik të së dielës në Kroaci. Autokolona prej 8 automjetesh hyri fillimisht në Shqipëri përmes pikës kufitare të Muriqanit. Më pas të shoqëruar nga policia e të dyja shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, kaluan në Morinë. Aty Ipritën familjarë të shumtë, dhe “vullnetarët e kërkim shpëtimit” të cilët me lule në duar dhe lot në sy shoqëruan momentin e arritjes së automjeteve me arkivolet e 10 mërgimtarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos