Problematika e fermerëve, të paorientuar në mbjelljen e kulturave bujqësore

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 11:11 | Sociale
Problematika e fermerëve, të paorientuar në mbjelljen e kulturave

Fermerët kanë nevojë jo vetëm për subvencione dhe përkrahje financiare, por edhe për orientim mbi kërkesat e tregut dhe natyrisht koordinim mes tyre sa i takon llojit dhe sasisë së kulturave bujqësore që mbjellin.

Në Jagodinë të Elbasanit, fermerët shprehen se në disa kultura bujqësore kanë patur shitje të kënaqshme, por në disa të tjera, nuk kanë arritur të nxjerrin as gjysmën e shpenzimeve.

Kjo për shkak se tregu u mbingop me të njëjtin produkt dhe nuk pati kërkesë as me çmim nën kosto. Për këtë arsye, fermerët kërkojnë që drejtoritë rajonale të bujqësisë t’i orientojnë mbi llojin dhe sasinë e kulturave që mbjellin, në mënyrë që të mos mbjellë e gjithë zona të njëjtën kulturë dhe asnjë të mos arrijë të nxjerrë as shpenzimet e tij.

Fermerët kërkojnë gjithashtu edhe ngritjen e pikave të reja të grumbullimit në mënyrë që produktet bujqësore të mos kalojnë dorë pas dore dhe t’i ofrohen konsumatorit të fundit me dyfishin apo trefishin e çmimit që e shet fermeri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos