Është shtyrë me rreth 30 minuta nisja e ndeshjes finale të Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid.
Shtyrja e nisjes së takimit ka ardhur si pasojë e vonesës që kanë hasur tifozët e të dy skuadrave për të hyrë në stadiumin e Parc des Princes në Paris.
Radhët në stadium mendohet të jenë shkaktuar për motive sigurie, pasi raportohet se shumë tifozë kanë carë rrethimin e parë dhe i janë drejtuar dyerve të stadiumit pa bileta. (A2 Televizion)





