Kriza e koronavirusit ka prekur edhe sektorin e bujqësisë. Veçanërisht në javët e para të karantinës, kufizimet në lëvizje penguan fermerët të merreshin me prodhimin dhe ta çonin atë pranë pikave të grumbullimit. Të detyruar në disa raste edhe t’i hidhnin poshtë produktet. Ndërsa në tregje çmimet për konsumatorët u rritën ndjeshëm, të ndikuara edhe nga kërkesa e lartë. Por, si paraqitet sot situata? Si është gjendja e fermerëve dhe prodhimit bujqësor? Të ftuar: Bledi Çuçi, ministër i Bujqësisë Agim Rrapaj, kreu i Shoqatës të Agrobiznesit Shqiptar Ilir Pilku, ekspert për bujqësinë. (A2 Televizion)
Problemet e fermerëve, prodhimit dhe tregut
