Produktet ushqimore, eksport pa barriera në rajon

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 14:30 | Ekonomi

Produktet ushqimore do të mund të shkëmbehen lirshëm pa barriera shtesë brenda Zonës Ekonomike Rajonale.

Këtë e kanë konfirmuar përfaqësues të Ministrisë së Financave gjatë mbledhjes së Komitetit mbi Lehtësimin e tregtisë, ku është raportuar mbi shqetësimet e ngritura nga biznesi gjatë takimeve të mëparshme.

Sipas Majlinda Hafizit, drejtoreshë e politikave të zhvillimit ekonomik, “Një ose dy kategori produktesh ende për tu saktësuar, siç janë perimet dhe frutat ose pijet alkoolike, është miratuar në parim që nëse janë mallra që eksportohen në BE, automatikisht pa ndryshime në rregulloren e CEFTA, të njihen në mënyrë të ndërsjellë edhe brenda rajonit”.

Majlinda Hafizi, drejtoreshë e politikave të zhvillimit ekonomik

Eksportuesit kërkuan gjatë takimit një lehtësim të mëtejshëm në kostot e panevojshme, që krijojnë një barrë financiare.

Vitin e ardhshëm Shqipëria merr kryesimin e CEFTA-s, ndaj bizneset propozuan edhe mbledhjen e problemeve kryesore që hasin gjatë tregtisë, në një paketë me masa që duhen adresuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos