
Pandemia e COVID-19 po ndryshon tregun e punës në të gjithë botën, duke shfaqur profesione të reja, kryesisht të lidhura me teknologjinë e informacionit.
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, shpjegon se këto profesione do të jenë ato të së ardhmes, ndaj edhe universitetet duhet të përshtasin kurrikulat që të rinjtë të mos mbeten jashtë tregut të punës.
Por, a janë gati dhe si mund të përshtaten universitetet shqiptare në kushtet e reja të tregut të punës, të diktuar nga COVID-19?
Sipas një studimi të Institutit për të Ardhmen, 85% e profesioneve që do të ekzistojnë në vitin 2030 nuk janë krijuar ende. Shpejtësia me të cilën do të ndodhin këto ndryshime do të krijojë një presion të madh mbi arsimin e lartë, që duhet të nisë përshtatjen që sot. (A2 Televizion)