Programi i PD për shëndetësinë, Pampuri: Në qendër pacienti

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2021, 21:37 | Politikë
Programi i PD për shëndetësinë, Pampuri: Në qendër

Partia Demokratike ka prezantuar sot programin e saj për shëndetësinë. Të ndodhur në këtë situatë pandemie, kur shëndetësia është vërtetë në plan të parë, ish-deputetja demokrate Oriola Pamuri tregon në A2 si do funksionojë ky program dhe si do zbatohet ai konkretisht.

Pampuri pohon se PD nuk premton shëndetësi falas por premton pacientin në qendër të vëmendjes, ulje taksash, rritje pagash për mjekët dhe stimulim të tyre për të mos lënë Shqipërinë.

“Shëndetësia falas premtohet nga qeveri që nuk mund ta mbajnë atë. Kjo që ne premtojmë është një shëndetësi, e cila ka në qendër pacientin. Ne premtojmë taksa më të ulëta dhe të gjitha këto taksa përkthehen në shërbime. Këto tetë vite, taksat janë kthyer në shërbime për klientët e Ramës. Nga momenti që Basha do të jetë kryeministër, të gjitha taksat do të përkthehen në shërbime për ta.”, deklaroi Pampuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos