Programi i qeverisë së re, Lazimi: Sfidat janë të njëjtat, por duhet të kishte objektiva konkretë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 20:48 | Ekonomi
Programi i qeverisë së re, Lazimi: Sfidat janë të

“Programi i qeverisë për 4 vitet e ardhshme është njëlloj përshkrimi i thelluar i një programi elektoral, të cilin kryeministri e ka shpallur deri diku edhe para zgjedhjeve. Sfidat janë të njëjtat, por duhet të kishte objektiva konkretë. Nëse dimë çfarë do bëjmë, nuk dimë se si do e bëjmë. Sfida e pandemisë është një sfidë reale, rindërtimi po ashtu, duhet adresuar, por nga ana tjetër unë shikoj se ka modele klishe të mënyrës se si qasemi. Teksa flasim për një vizion të vitit 2030, shikoj pak sqarime se si do të mbështetet ekonomia në vitet e ardhshme”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, teksa komentoi programin ekonomik të qeverisë “Rama 3”. Ai theksoi se mungojnë instrumentet se si do të arrijmë te kjo rritje ekonomike.

https://a2news.com/2021/09/15/shqiperia-2021-2025-premtimet-e-programit-qeverises-te-kabinetit-rama-3/

“Qeveria do të duhej të ishte shumë më konkrete se çfarë do të bënte ndryshe nga ajo që ka bërë. Në përgjithësi kemi të përshkruar gjithçka që do të mund të bëhej, por mungojnë objektivat e kuantifikuara, sasiorë, dhe instrumenteve se si do të arrijmë te kjo rritje ekonomike, se si do të arrijmë të paguajmë familjet në nevojë, se si do të dalim nga pandemia”.

Por cili është motori ekonomik i Shqipërisë, sipas ekspertit? “Do të duhet të ketë një ndryshim 180 gradë. Nga njëra anë, bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm, por nëse e shohim në këtë lloj dimensioni primitiv sa i përket modernizimit, vlera e shtuar në ekonomi është e njëjtë në dy apo tre dekada. Unë jam me idenë se duhet mbështetur, duhet modernizuar, por trendi ekonomisë globale është drejt shërbimeve”, u shpreh eksperti i ekonomisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos