Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për Mark Babanin

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 10:21 | Kronikë
Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për Mark Babanin

Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimin e Mark Babanit në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

https://a2news.com/2019/09/10/akuzat-e-pd-babani-per-a2-cnn-nuk-kam-marre-as-edhe-nje-gjobe/

Drejtoria e dekriminalizimit pritet të njoftojë kryebashkiakun për të ofruar shenjat e gishtërinjve, por edhe të nisë hetim mbi të shkuarën e tij dhe dokumentet e identifikimit që ka përdorur gjatë kohës që PD pretendon se ka qenë i arrestuar në Itali dhe më pas i dënuar në Maqedoni.

https://a2news.com/2019/09/10/pd-kryebashkiaku-i-vaut-te-dejes-me-tre-identitete-i-denuar-ne-itali-dhe-maqedoni/

Ky është rasti i tretë që pas denoncimeve të demokratëve, Prokuroria iu drejtohet autoriteteve të huaja për t'u informuar mbi aktivitetin jashtë vendit të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga vota e 30 qershorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos