Promovimi i Superligës, nëse nuk paguajnë gjobën, Juve, Real e Barça rrezikojnë Champions

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 17:01 | Futboll
Promovimi i Superligës, nëse nuk paguajnë gjobën, Juve, Real

Konflikti ndërmjet Superligës Europiane dhe UEFA-s nuk ka përfunduar. Pas vendimit të Gjykatës së Madridit, sipas të cilit konfederata europiane e futbollit mund ti dënojë klubet promotore, çështja vazhdon.

Përveç gjobës në masën 5 për qind të përfitimeve nga turnetë ndërkombëtarë për të gjithë klubet e përfshirë, UEFA kishte vendosur edhe 15 milionë euro gjobë për Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, si skuadrat organizatore të projektit që u përball me revoltë të përgjithshme nga qeveritë, tifozët dhe institucionet në mbarë kontinentin.

Nëse tre klubet promotore nuk paguajnë ato rrezikojnë përjashtimin nga Champions dhe aktivitetet e tjera të UEFA-s prej sezonit 2023-2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos