PD: Ligjet e Ramës i mohojnë pronën pronarëve

Nga A2 CNN
19 Shtator 2019, 09:23 | Politikë
PD: Ligjet e Ramës i mohojnë pronën pronarëve

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim në seli me përfaqësues të Komisionit të Venecias për çështjen e pronave.

Pas takimit, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi dhanë një prononcim për mediat, ku zbuluan se për çfarë u diskutua konkretisht.

“Në 6 vitet e fundit ka pasur përkeqësim në të drejtën e pronës. Nuk është e re historia e kësaj qeverie me pronat, Rama e ka nisur që kur ka qenë kryetar bashkie. Ligji i Kadastrës dhe shumë ligje të tjera shkelin të drejtën e njeriut për pronën. Qeveria po harton dhe ligje që krijojnë norma të paprecedenta për vendet e rajonit. Reflektuam vizionin që ka PD për çështjen e pronës”, tha Tabaku.

Ndërsa Bylykbashi theksoi se përfaqësuesve të Komisionit të Venecias iu “shpjegua mekanizmi djallëzor që ka futur Edi Rama” për të marrë pronën e shqiptarëve.

“Procesi që bllokoi kthimin e pronave ka një qëllim të vetëm: të marrë pronën dhe t’ia japë oligarkëve për të zhvilluar interesat e tyre të biznesit sikur të jetë interes publik. Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit të drejtësisë është i qëllimshëm në kuadër të këtij mekanizmi, që pronarët mos të kenë ku të ankohen. Ligjet do të zhbëhen kur të kthehet PD në pushtet”, tha Bylykbashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos