Protesta kundër vaksinës, kryeministri hungarez merr vaksinën kineze

Nga A2 CNN
1 Mars 2021, 14:46 | Bota
Protesta kundër vaksinës, kryeministri hungarez merr vaksinën

Duke sfiduar masën që ndalon grumbullimet publike e kryesisht pa maska, mijëra hungarez u mblodhën në sheshin “Heronjtë”, për të protestuar kundër masave të kufizimit dhe vaksinave të Covid-19.

“Le t’i kthejmë gjërat ashtu siç ishin më parë”, tha një prej organizatorëve.

Por, shumë shpejt, protestuesit u shpërndanë nga policia. Më herët, gjatë ditës, kryeministri Viktor Orban mori vaksinën e prodhuar nga kinezja Sinofarm. Hungaria u bë të mërkurën vendi i parë i Bashkimit Europian që nisi imunizimin e popullsisë me vaksinën kineze, pasi më herët i kishte dhënë dritën jeshile edhe Sputnikut rus.

Asnjë prej tyre nuk ka marrë aprovimin e bllokut për përdorim emergjent. Vendi po injekton gjithashtu vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zeneca.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos