Protesta e paralajmëruar e 6 dhjetorit në Tiranë duket se është tema më e nxehtë e radhës e debateve politike. Policia ka refuzuar njoftimin e Partisë Demokratike për të mbajtur protestën në vendin e kërkuar, për shkak se ndodhet brenda perimetrit të sigurisë së Samitit të Bashkimit Europian. Berisha ka deklaruar se protesta do të mbahet në vendin ku është kërkuar dhe të martën mori edhe mbështetje nga Ilir Meta. A mund të kemi konflikt atë ditë? Producenti i politikës në A2 CNN, Indrit Maraku, i ftuar në Ditar. (A2 Televizion)
Protesta në ditën e samitit, konflikti më i ri i politikës shqiptare
