Protesta në Lungomare, Rama: E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore nuk fiton dot mbi ata që duan zhurmën e detit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 12:32 | Aktualitet
Protesta në Lungomare, Rama: E drejta e atyre që duan zhurmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e sipërmarrësve dhe operatorëve turistikë në Vlorë, të cilët kërkojnë shtyrjen e orarit të muzikës në mbrëmje. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se e drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1. Lungomare s'ka muzikë, po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetëra linja burime menjëherë. E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1417067802012364806

Sipas Ramës, kushdo që do të kërcejë e të këndojë tërë natën, të organizohet në natyrë, apo në pika ku nuk shqetëson njeri.

“Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri, si në tërë botën e civilizuar turistike”.

https://a2news.com/2021/07/19/proteste-ne-vlore-sipermarresit-nuk-hapin-bizneset-sduam-orare-mortore/

Sipërmarrësit e Vlorës kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke mbyllur biznesin. Sipas paralajmërimit të tyre, ky bllokim aktiviteti do të zgjasë 24 orë në shenjë proteste për ndalimin e muzikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos