Dhjetëra mijëra veta morën pjesë në një tubim mbështetës për presidentin serb Aleksandër Vucic, një kundërpërgjigje ndaj protestave antiqeveritare që zhvillohen prej muajsh në Serbi. Mbështetësit mbërritën në Beograd me autobusë nga gjithë Serbia, por edhe nga Bosnja dhe Kosova. Sipas televizionit shtetëror rreth 150 vetë morën pjesë në tubim. “Më lejoni t’ju them diçka. Ato që vlejnë janë veprat. Mund ta shikoni vetë se çfarë ka bërë Vucic për njerëzit. Ka krijuar vende punë, ka ndërtuar fabrika e rrugë të reja”, thotë Zorica, një mbështetëse e Vucic. “Sado njerëz të dalin në rrugë për të, nuk do të jetë e mjaftueshme pasi ai na ka krijuar ne, ka luftuar për ne... Zoti e bekoftë e i dhëntë shëndet e lumturi. Duhet të qëndrojë në pushtet për 100 vite të tjera”, thotë Trajan, një tjetër mbështetës. Kryeministrja serbe Ana Brnabic u prit me ovacione kur u ngjit në podium dhe tha se Serbia është një vend i bashkuar. Ndërkaq, presidenti Vucic u përmbajt nga sulmet e zakonshme kundër opozitës duke kërkuar që mospajtimet të zgjidhen përmes zgjedhjeve. (A2 Televizion)
Protesta në Serbi, mijëra vetë në mbështetje të Vucic
