Ngjarjet më të rëndësishme të javës në Shqipëri dhe botë, përmes fotove realizuar nga agjencitë më prestigjioze. (A2 Televizion)

Ureña, Venezuelë: Një protestues pengohet në telin me gjemba gjatë përleshjeve me Gardën Kombëtare. FOTO: AP 
Ministri i turizmit, Blendi Klosi, sulmohet nga protestuesit në hyrjen anësore të Parlamentit. FOTO: LSA 
Sergio Ramos dhe Lionel Messi gjatë Real-Barcelona të së shtunës 
Dhoma “Koka në pjatë” në muzeun e Iluzioneve në Prishtinë. FOTO GETTY IMAGES 
Ushtarët indianë qëndrojnë pranë rrënojave të helikopterit të tyre pasi u rrëzua në rrajonin e Kashmirit. FOTO: REUTERS 
Grupi Queen këndon në ceremoninë e Çmimeve Oscar. FOTO: AP 
Aurora Borealis mbi arktik, në Rovaniemi, Finlandë. FOTO: REUTERS 
Në garën e slitave me qen në Oberhof, Gjermani. FOTO: AP 
Chomper, një makinë gjysmë autonome e drejtuar me GPS, krijuar nga MIT, pastron borën në Massachusets. 
Një karikaturë 3D që portretizon Mbretëreshën Elizabet duke vrapuar për të kërkuar azil në Bashkimin Europian pas Brexit shfaqet në paradën e Karnevaleve në Mainz, Gjermani. FOTO: REUTERS. 
Lady Gaga dhe Bradley Cooper, gjatë performancës së tyre në ceremoninë e Çmimeve Oscar. FOTO: REUTERS 
Një vizitor në “Dhomën e rrotulluar” në muzeun e Iluzioneve në Prishtinë. FOTO: GETTY IMAGES 
Java e modës në Paris: Një modele prezanton me një veshje të Yves Saint Laurent. FOTO: GETTY IMAGES 
Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong Un shtrëngojnë duart para nisjes së punimeve në Samitin e Hanoit, Vietnam. FOTO: REUTERS
Galeria fotografike ( )
