Njëkohësisht me mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, ku diskutohet për propozimin e Bashës për djegien e mandateve, u mblodh edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Mësohet se Edi Rama i ka kërkuar deputetëve të PS që të vijojnë punën me organizimin për zgjedhjet lokale pavarësisht protestës së opozitës. Kryeministri ka kërkuar që fokusi të jetë te zgjedhjet e 30 qershorit.
A2 CNN mëson se Rama është shprehur se nuk beson që deputetët e PD do gjejnë konsensus për djegien e mandateve. (A2 Televizion)