Pse divani blu i braktisur në një rrugicë në Nju Jork ‘pushtoi’ Tik Tok-un?

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 12:19 | Lifestyle

Një divan ngjyrë blu i gjetur i braktisur në një rrugicë të Nju Jorkut nga e famshmja e Tik Tok, Amanda Joy ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale në dy ditët e fundit.

Padyshim që arsyeja është pozitive dhe ka të bëjë me faktin se divani kushton 8.000 dollarë.

Sipas komentuesve ai është një ‘Bubble 2’, i prodhuar nga marka e mobiljeve të nivelit të lartë “Roche Bobois”.

Amanda Joy e gjeti “divanin e ëndrrave” gjatë shëtitjes në një trotuar në Nju Jork, ku ishte hedhur prej 24 orësh dhe ishte lagur nga shiu.

Pasi kuptoi vlerën e vërtetë të tij, Amanda nxitoi të merrte divanin dhe e dërgoi për ta pastruar, duke e vendosur më pas në shtëpinë e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos