
Shumë prej studentëve të Universitetit të Arteve, një muaj më parë ishin në radhët e para të protestës. Dikush solli muzikën enjë lëvizjeje, e një tjetër shprehjet apo imazhet që kundërshtonin tarifat e ligjin e arsimit. Sot në këtë universitet, gjithçka i është kthyer normalitetit.
Studentët e artit vijojnë normalisht mësimin, edhe ata që ishin për ditë të tëra me turmën. Të gjithë pranojnë njëzëri se pedagogët nuk kanë ndërhyrë në vendimin e tyre. E ndonëse ka ende studentë që bojkotojnë auditorët, në këtë universitet të gjithë studentë e pedagogë përpiqen të mos humbasin së paku orët e praktikave në sallat e muzikës apo atelietë e pikturës. (A2 Televizion)