Këtë vit ka ndodhur një gjë e pazakontë në tregun e brendshëm. Në kulmin e sezonit të prodhimit bujqësor, në muajin gusht çmimet e ushqimeve dhe veçanërisht fruta-perimeve kapërcyen në nivele gati të frikshme, me rritje vjetore 11,4%. E kjo ndodh teksa inflacioni, treguesi që indirekt mat koston e jetesës ka zbritur në nivele minimale. 1,4% ishte niveli i këtij treguesi për gushtin, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ka qenë 2.2%. Rritja e çmimeve përballë një inflacioni të ulët shpjegohet me tkurrjen e konsumit. E kjo ndodh në gusht që ishte edhe piku i sezonit turistik, çka ngre dyshime lidhur me ecurinë e turizmit këtë vit. Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, i ftuar në A2 Business, për të diskutuar mbi këtë temë. (A2 Televizion)
Pse po tkurret konsumi?
