
Mediat greke kanë publikuar disa pamje filmike shokuese, në të cilat dokumentohet vrasja e një shqiptari në burgun e Koridhalos.
Ngjarja ka ndodhur në janar. Në videon e publikuar nga “To Vima”, shikohet shqiptari i pambrojtur ndërsa sulmohet nga dy të burgosur të tjerë me një thikë të improvizuar.
Ai vrapon në korridorin e burgut për të shpëtuar, por nuk ia arrin dot. Rojet e burgut nuk kanë ndërhyre në asnjë moment të sulmit ndaj shqiptarit. Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur. (A2 Televizion)