Punime në impiantin e uraniumit, Koreja e Veriut shton kapacitetet prodhuese të armëve bërthamore

Nga A2 CNN
17 Shtator 2021, 15:23 | Bota
Punime në impiantin e uraniumit, Koreja e Veriut shton kapacitetet

Koreja e Veriut po zgjeron kapacitetet për prodhimin e komponentëve të armëve bërthamore. Imazhet e reja satelitore konfirmojnë ndërtim të ri që po ndodh në impjantin e pasurimit të uraniumit.

Ekspertët që kanë analizuar fotografite, thonë se puna që po bëhet konfirmojnë planet e vendit komunist për të përshpejtuar prodhimin e materialeve për armët bërthamore me 25 për qind. Kjo vjen teksa Koreja e Veriut ka shpeshtuar testet raketore, përalajmëruese për fqinjët dhe botën.

Autoritetet në Kore të Jugut bëjnë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tentuar të kontaktojnë Penianin për të nisur dialogun, por ekipi I diktatorit Kim Jong Un nuk është përgjigjur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos