Digjen makinat elektronike të votimit në Venezuelë, rrezikohen zgjedhjet

Nga A2 CNN
9 Mars 2020, 08:06 | Bota
Digjen makinat elektronike të votimit në Venezuelë, rrezikohen

Komisioni Zgjedhor në Venezuelë bëri më dije, se si pasojë e një zjarri në fundjavë, u dogjën në një magazinë pjesa më e madhe e makinerive elektronike të votimit, duket komplikuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, të parashikuar gjatë këtij viti.

Kryetarja e Komisionit, Tibisay Lucena, në një deklaratë për shtyp, ku bëri bilancin e dëmeve, u shpreh se si pasojë e flakëve u dogjën 50 mijë makina votimi dhe mbi 600 kompjutera.

“Mbetën shumë pak gjëra për të shpëtuar”, u shpreh Lucena, në deklaratën për televizionin shtetëror.

“Nëse ka një grup të vogël njerëzish që mendojnë se do t’i japin fund procesit elektoral të caktuar më Kushtetutë, janë gabim”, shtoi ajo.

Kryetarja e Komisionit nuk shpjegoi se sa makina të tjera elektronike votimi ka në dispozicion dhe nëse kjo situatë do të ketë ndikim te zgjedhjet e ardhshme.

Lucena u shpreh se ka kërkuar nga prokuroria të hetojë shkaqet e zjarrit në magazinën e materialeve zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos