Megjithëse janë miratuar dy paketa ekonomike në ndihmë të punonjësve të prekur nga izolimi për shkak të pandemisë COVID-19, sërish vazhdon odisea e punonjësve te fasoneritë që kërkojnë pagën e luftës. Të tillë janë edhe këta punonjës të një fasonerie për prodhimin e këpucëve në Vlorë.
Të paqartë për arsyet e mospërfitimit të pagës së luftës, ata kanë bojkotuar punën në kërkim të së drejtës së tyre.
Por situata u qartësua pasi një përfaqësi e tyre takoi drejtorin e tatimeve për Vlorën, Bledar Taushanit, i cili sqaroi arsyet se përse nuk e përfituan, por dha edhe lajmin e ri që me zgjerimin e paketës së dytë nga qeveria këta punonjës do ta përfitojnë pagën e luftës.

“Do të klasifikohen si përfitues ata qe janë larguar nga 1 marsi deri në 17 maj. Subjektet janë të detyruar që deri me datë 5 të dërgojnë të dhënat në Drejtorinë e Tatimeve. Te gjithë ata që pashë personalisht me kartë identiteti janë përfitues”, deklaroi Taushani.
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se shumica e rasteve që janë refuzuar pagat e luftës kanë qenë për pasaktësi të plotësimit të formularëve nga ekonomistët e firmave private që kane deklaruar punonjësit e papunë. (A2 Televizion)