Putin firmos ndalimin e import-eksportit me disa vende: Lista gati brenda 2 javësh

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 21:38 | Bota
Putin firmos ndalimin e import-eksportit me disa vende: Lista gati brenda 2

Ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA pritet të votojë për të ndaluar importet e naftës nga Rusia, një dekret i nënshkruar sot nga presidenti rus Vladimir Putin mandaton qeverinë ruse të hartojë brenda dy javësh një listë të vendeve që duhet t’ u ndalohen importet dhe eksportet nga Rusia.

Agjenci e lajmeve Tass raporton se këto lëvizje të presidentit Putin për të ndaluar eksportet dhe importet bëhet me qëllim "për të mbrojtur sigurinë e Rusisë".

Ndërkohë sipas Interfax, ndalimi do të prekë produktet e gatshme dhe lëndët e para.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Ndërkohë, Bashkimi Europian prezantoi planin për ndërprerje të varësisë nga gazi rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos