Qani Muça tregon bisedën me inspektorin e IMT dhe akuzon: Më vodhën edhe 80 mijë euro

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 17:23 | Aktualitet

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Qani Muçën, i akuzuar për tentativën e vrasjes së inspektorit të IMT, Ilirjan Gavelli. Në gjykatë, Muça ka pretenduar se është provokuar nga inspektori i IMT. Sipas tij, inspektori i ka thënë: “Nuk deshe të merrje hyrje në pallat, tani rri mes katër rrugëve”. Nga ana tjetër, Muça është shprehur se nuk e ka pasur ai armën e krimit, por punonjësi i IMT. Njëkohësisht ai ka ngritur pretendimin, se punonjësit e IMT i kanë vjedhur gati 80 mijë euro, qe i ka pasur të fshehura në godinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos