Një nga qentë e presidentit irlandez, Michael D. Higgins është bërë fenomen në rrjetet sociale, ndërsa përpiqej t’i tërhiqte vëmendjen të zotit të tij, ndërsa ai jepte një konferencë për shtyp.
Këlyshi i quajtur Misneach shfaqet në një video duke u “lutur” për një përkëdhelje në një kohë kur kamerat e kanë kapur të gjithë skenën.
Presidenti Higgins po jepte një deklaratë në televizionin RTE në nder të mikut të tij Tom Hickey i cili kishte ndërruar jetë së fundmi. (A2 Televizion)