Radha te “Skëndërbej”, moshat nën 70-vjeç presin për vaksinë, kërkojnë imunitet ndaj virusit

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 16:12 | Aktualitet
Radha te “Skëndërbej”, moshat nën 70-vjeç

Në sheshin Skëndërbej radha për të marr dozën e vaksinës Coronavac shoqërohet edhe me debate mes të moshuarëve.

Të interesuar për të arritur imunitetin ndaj Covid-19, pensionistët kanë ndjekur rekomandimin e mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinit.

Ka nga ata të cilët ende janë të paraqartë mbi mënyrën e vaksinimit. Po ashtu ka dhe qytetarë të cilët do të donin ta bënin vaksinën por nuk i përkasin moshës mbi 70-vjeç.

Mosha më e re ndihet skeptike ndaj vaksinave ruse e kineze. Më të kënaqur ndihen ata të cilët janë vendosur në radhë dhe janë në pritje të vaksinimit.

Mesatarisht në Sheshin “Skëndërbej” vaksinohen në ditë rreth 1500 të moshuar. Paralelisht me këtë pikë vaksinimi vijon procesi edhe në stadiumin Air Albania për mësuesit e pedagogët si dhe nëpër qendrat shëndetësore për moshat mbi 80 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos