All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Radhë në Qafë Thanë, nuk punon sistemi i palës maqedonase

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 10:42 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Radhë të mëdha mjetesh janë krijuar këtë të shtunë paradite në pikën kufitare të Qafë Thanës, Sipas informacioneve, shkak për këtë është bërë mosfunksionimi i përpunimit të të dhënave nga pala maqedonase.

Mësohet se sistemi ka shfaqur probleme që prej dy ditësh, ndërsa nga ora 7:00 e të shtunës, nuk ka funksionuar plotësisht. Përveç pikës së Qafë Thanës, jashtë funksionit janë edhe ajo e Tushemishtit dhe Goricës.

All - Paragraf - 3

Burime bëjnë me dije se pala maqedonase ka ndërprerë punën në çdo pikë kufitare që e lidhin Maqedoninë e Veriut me vendet e tjera të rajonit. Mësohet se pala maqedonase nëpërmjet një faksi i ka bërë me dije autoriteteve tona të kufirit se ditën e sotme nuk do të punojë sistemi Tims, pa treguar arsyen e ndërprerjes së punës në pikat e kalimit kufitar. Ajo çka ka sjellë radhën e sotme, lidhet edhe me mos njoftimin nga autoritetet doganore për shtetasit shqiptarë që do të përdornin pikat e kalimit kufitar të vendit tonë drejt Maqedonisë së Veriut. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos