Radu e bën sërish, futet në portë bashkë me topin!

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 20:39 | Futboll

Që në javën e parë të Serie A, portieri rumun Ionut Radu është bërë menjëherë protagonist negativ, por këtë herë jo me Interin, por me skuadrën e sapo ngjitur në elitën e futbollit italian, Cremonese-n.

Fiorentina fitoi 3-2 në një ndeshje ku miqtë rezistuan për minuta të tëra me një lojtar më pak, ndërsa në sekondat e fundit të sfidës, pas një krosimi pa pretendime, i pashqetësuar nga askush, Radu futet bashkë me topin në portë.

Portieri rumun ishte pjesë e Interit sezonin e kaluar kur realizoi gafën ndaj Bologna-s, e cila ndikoi në titullin e fituar nga Milani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos