E drejta për gjuhën shqipe, më 18 maj studentët protestojnë në Shkup

Nga Fjorela Beleshi
14 Maj 2026, 15:12 | Ballkani

Më 18 maj 2026, para Urës së Gurit në Shkup, studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut do të mbajnë protestën e radhës për të kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Për organizimin, studentët janë takuar me njëri-tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup. Gjithçka nisi nga kërkesa e studentëve të jurisprudencës për ta dhënë provimin në gjuhën e tyre amtare, një kërkesë që edhe pas dy vitesh nuk ka marrë zgjidhje, shkruan A2 CNN.

E drejta e tyre është një e drejtë kushtetuese, që rrjedh prej Marrëveshja e Ohrit, por për të cilën politika nuk po kujdeset. Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutime për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku ata janë element shtetformues, madje edhe në një kohë kur në bashkëqeverisje janë shqiptarët e VLEN.

Protesta e parë e studentëve u mbajt në Shkup më 6 prill dhe përfundoi para Ministrisë së Drejtësisë, por që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar nga qeveria për të përmbushur një të drejtë të shqiptarëve që buron nga Marrëveshja e Ohrit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos