Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë në pjesën më të madhe të territorit helen.
Dita e nesërme pritet të jetë më e nxehta e për shumë zona të Greqisë kontinentale, ndërsa situata do të jetë jashtëzakonisht e vështirë gjatë mbrëmjes, pasi edhe në mesnatë në Athinë do të regjistrohen temperatura midis 34°C - 35°C për shkak të stresit nga nxehtësia.
Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, autoritetet helene kanë vendosur që portat e Akropolit dhe siteve të tjera arkeologjike në Athinë të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten.
Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të qytetit të Athinës, të lëshuar ditën e sotme, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 sitet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve. (A2 Televizion)