Në Çdo Kënd me Merita Haklajn, nënkryetari i BDI, Bujar Osmani solli një rast të fushatës që sipas tij qeveria aktuale ka nisur kundër shqiptarëve.
Osmani risjell në vëmendje tragjedinë e diskotekës në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, për të cilën u arrestuan 4 ish-ministra shqiptarë në 15 vite, ndërkohë që askush nga personat përgjegjës për sigurinë apo policinë nuk u ndalua.
“Ndodhi një zjarr i tmerrshëm në Kocan, ku 61 persona humbën jetën, morën 4 ministra shqiptarë të ekonomisë të 15 viteve, gjoja ata paskan dhënë një leje për diskotekën, edhe përse diskoteka për dy vitet e fundit nuk kishte pasur fare leje. Ndërkohë që asnjë nga strukturat përgjegjëse të sigurisë... Policia ka qenë brenda në diskotekë, ka lejuar brenda saj fëmijë, pas orës 12 të natës, nuk kanë arrestuar asnjë nga policia. Filozofia është gjeni në fajtor shqiptar”, u shpreh Osmani. (A2 Televizion)