Kërcënim për Shqipërinë e Kosovën. Serbia armatos avionët e saj me raketa hipersonike kineze

Nga Xhevahir Qardaku
12 Mars 2026, 14:03 | Ballkani

Kërcënim për Shqipërinë e Kosovën. Serbia armatos

Serbia ka integruar raketat balistike ajër-tokë në avionët luftarakë MiG-29 të forcave të saj ajrore, duke u bërë vendi i dytë i huaj që përdor këtë sistem të prodhuar nga Kina.

Sipas analistëve ushtarakë, të raportuar së pari nga revista Military Watch dhe më pas nga mediat në Beograd, raketa mund të arrijë shpejtësi mbi Mach 6 dhe ka rreze goditjeje deri në rreth 400 kilometra, duke u dhënë avionëve serbë aftësi hipersonike goditëse, të parët në Europë për këtë kategori avionësh, shkruan A2.

Ky lloj përforcimi ushtarak përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë, pasi kohëve të fundit, presidenti serb ka shtuar kritikat për aleancën ushtarake.

Serbia trashëgoi një numër të kufizuar MiG-29 nga ish-forcat ajrore jugosllave dhe më vonë mori të tjerë nga Russia dhe Bjellorusia. Ndërkohë, Serbia ka finalizuar edhe një marrëveshje për blerjen e avionëve Rafale nga Franca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos