Kryeministrja e Serbisë shpall fitoren në zgjedhje: Kemi siguruar më shumë se 125 mandate

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2023, 22:27 | Ballkani

Kryeministrja e Serbisë shpall fitoren në zgjedhje: Kemi siguruar

“Po përsëris fjalët e Presidentit Vuçiç, mirë se vini në festë!” Kështu e ka nisur fjalimin e saj kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, dhe anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe, pas përfundimit të procesit të votimeve në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Ana Brnabiç ka shpallur fitoren në këto zgjedhje duke thënë se partia e Vuçiç do të marrë më shumë se 125 vende parlamentare. “Vetëm lista jonë do të ketë më shumë se 125 mandate parlamentare”, theksoi kryeministri.

Branbiç hodhi poshtë akuzat e opozitës për parregullsi dhe blerje votash, dhe ndikimin e SNS-së te votuesit, dhe në të njëjtën kohë akuzoi partitë opozitare për shkelje të rregullave zgjedhore.

Pastaj kanë gënjyer se nuk kanë kërkuar letërnjoftime në Vraçar. Të cilat janë të gjitha gënjeshtra brutale dhe gënjeshtra famëkeqe, lehtësisht të verifikueshme. Para së gjithash, kontrollorët e SNS-së nuk mund të ndikojnë në këto gjëra, dhe opozita kishte 80 për qind të kontrollorëve - tha ajo.

Më herët, përfaqësuesi i koalicionit opozitar i “Serbia kundër dhunës”, Pegja Mitroviç, është shprehur se beson te fitorja në Beograd. Ai theksoi se të gjitha perspektivat janë të tilla që ai të fitojë në Beograd, sepse pjesëmarrja në vendet ku opozita fitoi vitin e kaluar është rritur në këtë proces zgjedhor. Ndërsa në zonat ku partia e Vuçiç ka fituar vitin e kaluar, ka rënë ndjeshëm numri i votuesve, sipas tij.

Pegja Mitroviç ngriti akuza edhe për manipulim, duke thënë se gjatë gjithë ditës kanë marrë raporte për lista paralele zgjedhore. Ai shtoi se këto zgjedhje ishin më të parregulltat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos