Makina e ministrit të Mbrojtjes aksidentohet në Kroaci, humb jetën një person

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 19:18 | Ballkani

Makina e ministrit të Mbrojtjes aksidentohet në Kroaci, humb

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në Kroaci, ku mes makinave të përplasura ishte dhe ajo e Ministrit të Mbrojtjes, Mario Banozic.

Ngjarja ndodhi në dalje të Vinkovci, ku makina e ministrit u përplas me një furgon dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i këtij të fundit.

Zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç e konfirmoi aksidentit duke thënë se gjendja shëndetësore e ministrit është e mirë, por mediat shkruajnë se Banozic ka thyer këmbën.

“Sot në mëngjes në ora 06:15 është marrë njoftim për një aksident trafiku në rrugën shtetërore DC-55 në dalje nga Vinkovci në drejtim të Zhupanjës, në të cilin janë përfshirë një furgon dhe një veturë tjetër. Në komunikacion ka humbur jetën drejtuesi i furgonit. aksident, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër për shkak të lëndimeve të marra është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci”, shkruan policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos