“Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet”, opozita “shpërthen” pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë

Nga A2 CNN
28 Janar 2024, 13:13 | Ballkani

“Maqedonia prej sot është qiraxhi në shtetin e vet”,

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshoski në fjalimin e tij me kritika të ashpra ndaj Qeverisë së re teknike, duke nënvizuar për shkak të tradhtisë së LSDM-së, përkatësisht Kovaçevskit dhe Mariçiqit, Republika e Maqedonisë së Veriut sot është qiraxhi në shtetin e vet.

“Një dezertor dha dorëheqje, një tjetër po ulet në vendin e tij. Mos prisni nga Talat Xhaferi që të jetë më i mirë se Kovaçevski dhe të punoj në të mirë të shtetit. Sot Kovaçevski dhe Mariciç, e shitën shtetin, për interesa të tyre Maqedonia sot është qiraxhi në shtetin e vet…Për ata që thonë se sot është ditë historike, mund të pajtohemi se Maqedonia ka qeverinë më të korruptuar në vitet e fundit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Milloshoski gjithashtu përmendi edhe shumë afera, e tenderë “me flamuj evropian” dhe se si partia e Xhaferit është shndërruar në parti kazinosh dhe lojëra të fatit. VMRO-ja nuk do ta votoj qeverinë e Xhaferit.

“VMRO-DPMNE dhe koalicioni nuk do të votojnë për këtë qeveri, së pari se vendin e kryeministrit nuk duhet ta zë partia e cila nuk ka numrin më të madh të deputetëve, dhe e dyta nuk duhet që vendin e kryeministrit ta ketë partia e cila ka numrin më të madh të aferave korruptive.”, tha më tej Milloshoski. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos