Marrëveshje të reja Kosovë-RMV, Kurti: Dallimet etnike nuk prodhojnë konflikte, nuk jemi më në ‘90

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 16:17 | Ballkani

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e përbashkët me ekzekutivin e Maqedonisë së Veriut nënshkroi tri marrëveshje bashkëpunimi, që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë në pika kufitare, me arsimin dhe energjinë.

Zbatimi i tyre do të nisë në janar të vitit 2025. Në konferencën për shtyp në Prishtinë, dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski, adresuan shqetësimet për tensione të mundshme në baza etnike në vendet respektive.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se dallimet etnike nuk duhet turti tha se dallimet etnike nuk duhet të prodhojnë konflikte më, pasi sipas tij, nuk jemi në vitin 1990, kur këto gjëra sillnin tensione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos