Tre persona janë ekzekutuar me armë zjarri në një poligon qitjeje në Danilovgrad të Malit të Zi.
Policia e vendit fqinj thotë se është vënë në kërkim të një 30-vjeçari rus, i cili dyshohet si autori i krimit makabër. Mikhail Nikolaevich Shabunin mendohet se është autori i krimit.
Viktimat janë Petar Globareviç, 24 vjeç, dhe Nemanja Kapor, 20 vjeç, të dy nga Podgorica, si dhe Momir Radonjiç, 67 vjeç, nga Danilovgradi.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos afrohen pranë të dyshuarit dhe, nëse kanë informacion për vendndodhjen apo lëvizjet e tij, ta raportojnë menjëherë në numrin 122.
(A2 Televizion)