Kryeministri i Greqisë propozoi të hënën rishikimin e imunitetit ligjor të ministrave dhe heqjen e “vendeve të garantuara përjetë” për punonjësit e sektorit shtetëror, në përpjekje për të rikthyer besimin e votuesve pas një skandali korrupsioni dhe për të ndërtuar mbështetje përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2027.
Qeveria e qendrës së djathtë e Kyriakos Mitsotakis vazhdon të kryesojë në sondazhet, por është tronditur nga një skandal korrupsioni, në të cilin disa fermerë, me ndihmën e punonjësve shtetërorë, falsifikuan pronësinë e tokave për të përfituar subvencione. Afera u zbulua nga prokurorët e BE-së në vitin 2025 dhe parlamenti po e heton çështjen.
Grekët u zemëruan gjithashtu nga mënyra se si qeveria e trajtoi aksidentin hekurudhor të vitit 2023, ku humbën jetën 57 persona, tragjedia më e rëndë në historinë e vendit. Në Greqi, vetëm parlamenti mund të hetojë ministrat ose të heqë imunitetin e deputetëve. “Ka ardhur koha për një rishikim të guximshëm kushtetues drejt një demokracie funksionale”, tha Mitsotakis në një letër drejtuar 156 deputetëve të tij në parlament. (A2 Televizion)