“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Nga Rosalba Bejdo
5 Janar 2026, 16:47 | Ballkani

“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç:

Në duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi. Janë fjalët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie të rëndit ndërkombëtar.

“Në përputhje me të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Dejtonit, ne do ta ruajmë gjuhën tonë, shkrimin serb dhe të gjitha lidhjet e tjera”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një spitali në Trebinje të Republikës Serbska ne Bosnje dhe Hercegovinë.

Vuçiç tha se një fushatë kundër Serbisë po zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe Zagreb dhe Podgoricë.

"Unë nuk jam Slobodan Millosheviç. Nuk jam as budalla dhe as naiv t'ju besoj", tha ai në lidhje me përpjekjet për ta rrëzuar nga pushteti.

Ai ngriti pyetjen se çfarë do të thoshin shumë njerëz nëse SHBA merrnin Groenlandën dhe çfarë do të ndodhte me Kosovën.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos