“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

Nga Erjon Dervishi
22 Maj 2025, 15:12 | Ballkani

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ka bërë kritika të ashpra ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës së saj në Beograd, shkruan A2 CNN. Kallas në një prononcim për mediat në Serbi vuri në dukje se Aleksandar Vuçiç nuk duhej të kishte udhëtuar në Moskë.

Kallas pranoi se këtë fakt e kishte diskutuar me Vuçiç gjatë Samitit të Komitetit Politik Europian në Tiranë. “Pata mundësinë të diskutoja udhëtimin e Vuçiç në Moskë kur ishim në Tiranë. I shpreha pikëpamjen time, e cila është shumë e qartë. Nuk e kuptoj pse është e nevojshme të qëndrojë krah për krah me personin që po zhvillon këtë luftë të tmerrshme në Ukrainë. Por Presidenti Vuçiç më paraqiti anën e tij të historisë”, u tha Kallas gazetarëve në Beograd.

Më tej në rrjetin social X, Kallas theksoi se: “Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Unë dua ta shoh Serbinë duke avancuar drejt BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik”, ka shkruar Kallas në X. Në përfundim Kallas tha se, "çështja e harmonizimit të vendit lidhet edhe me mesazhin që po dërgoni. A doni të jeni me ne, sepse nëse doni të jeni në BE, ne punojmë së bashku dhe duam ta shohim këtë edhe nga vendet kandidate, nuk ka rrugë të shkurtra për ju", përfundoi shefja e Politikë së Jashtme të BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos